15-18 Qershor 2023
PROGRAMI I VIZITAVE NE LONDER
15.06/2023
Nisja me avion per ne Luton Airport. Pritja nga partneret dhe nisja ne drejtim te Londres. Gjate rruges do te vizitojme stadiumin e Wembley (hyrja pagese ekstra). Me pas vazhdojme drejt qendres se Londres. Ndalesa e pare do te behet ne Abacine e Westminster qe ka qene i rendesishem ne jeten politike dhe fetare te londinezeve prej 1000 vjetesh. Qysh nga 1066 eshte vendi i kurorezimit te mbreterve te Anglise. Me pas do te kalojme mbi uren Westminster per te shkuar drejt Syrit te Londres. Kohe e lire per te soditur Pallatin Westminster (Parlamentin Anglez) dhe Kullen e famshme BIG BEN. Akomodimi ne hotel. Mbremja dhe darka e lire.
16.06/2023
Mengjesi ne hotel. Vizite e Keshtjelles se Londres (hyrja me pagese ekstra). Me pas do te vizitohet Ura e Keshtjelles. Pas pushimit te drekes do te behet nje shetitje me anije mbi lumin Tamise. Pasditja do te kalohet ne Saint James Park ku do te shikohet edhe Buckingham Palace, rezidenca e mbretereshes.. Mbremja dhe darka e lire.
17.06/2023
Vizite e British Museum ku do te njiheni me historine e Anglise dhe te te gjithe botes. Me pas do te vizitojme Gallery National dhe e sheshit Trafalgar. Kohe e lire per shopping prane Oxford Circus. Pushim ne Hyde Park. Mbremja dhe darka e lire.
18.06/2023
Vizite e lagjes moderne « The City » dhe e katedrales Saint Paul. Me pas do te pushohet prane Kensington Palace. Pasdite do te behet transferta per ne aeroportin e Luton. Kthimi ne mbremje ne Tirana.
Cmimi: 998 Euro per person
Ne cmim perfshihen:
Udhetimi me avion dhe autobus komod, shetitjet ne te gjitha qytetet, Fjetja dhe mengjesi ne hotel. Guida ne shqip dhe asistenca gjate te gjithe udhetimit. Bileta e avionit eshte me 1 çante dore (40-30-20 cm, 10 kg)
“VitrinaFranceze”sh.p.k. Kontaktoni: Stephane DHIMITRI
Rruga Fortuzi, Pall. 141,Tirane Cel: 069 20 66 310
Tel/Fax: 04 22 35 381